Flash News

E-TJERA

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë perfekte

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë perfekte

Presidenti Ilir Meta tha se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të SHBA-së janë perfekte.

I ftuar në ‘Top Story’ në TCH, Meta u shpreh se nuk ka asnjë ankesë veç se nga Taulant Balla, për sjellje të papërshtatshme.

Raportin tim nuk e kam me ndërkombëtarët,por vetëm me shqiptaret. Dhe këtë raport me shqiptarët do ta kem në mënyrë të hekurt në të ardhmen. Nuk jam ankuar asnjëherë se dikush kërkon të sabotojë raportin tim me ndërkombëtarët. Problemi është se ata përmes manipulimeve janë përpjekur të sabotojnë reputacionin e ndërkombëtarëve, nuk ka politikan më korrekt në Shqipëri se sa Ilir Meta. Kemi një raport me SHBA, sidomos me kushtetutën e SHBA, që e kam frymëzim.

Mund të siguroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe SHBA-së se marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë perfekte. Se si kanë vendosur se si kanë gjykuar çështje e tyre. Nuk kam asnjë ankesë veç se nga Taulant Balla, për sjellje të papërshtatshme. Unë kam gjithmonë letra që më vijnë për njëanshmërinë e Taulant Ballës ,por ne vijojmë prapë të punojmë. Bashkëpunimi im është i hapur brenda disa parimesh të shenjta”, tha Meta.

Të fundit