Flash News

E-TJERA

Meta: Mbyllja e hetimeve për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, tregues i kapjes së drejtësisë

     
Meta: Mbyllja e hetimeve për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës,
 

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një tregues të kapjes së drejtësisë mbylljen e hetimeve për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës.

Gjatë një interviste në Vizion plus, Meta thotë se është e qartë mungesa e vullnetit politik dhe dëshira e mazhorancës për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë.

 Pyetje: Ndërkombëtarët e kanë konsideruar një proces të vështirë, po të drejtë, të suksesshëm Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Presidenti Meta: Po të shohim të gjitha kushtet që janë vendosur nga Bundestag-u dhe Parlamenti Europian, kanë të bëjnë me  vetë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pyetje: Kështu që nuk mund ta konsiderojmë ende të suksesshme se nuk është ngritur komplet, apo se emra të cilët janë aty nuk do të garantojnë drejtësi?

Presidenti Meta: Cilat janë rezultatet? Mjafton mbyllja e hetimeve të dosjes së Shijakut, të Dibrës, për të kuptuar sesa e kontrolluar është kjo lloj drejtësie.

Të fundit