Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta në 110-vjetorin e Federatës “VATRA”: Vendi i shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit gjatë diktaturës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti festimet e 110-vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “VATRA”, të organizuara në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I pritur nga kryetari i “VATRA”-s, Elmi Berisha dhe qindra bashkëatdhetarë vatranë, nga Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama, Mark Gjonaj – ish-këshilltar në Bashkinë e Nju-Jorkut, Richie Torres – përfaqësues i çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Prof. i “Columbia University” David Philips, krerët e të gjitha komuniteteve fetare të shqiptarëve në Amerikë, si dhe shumë personalitete të tjera, Kreu i Shtetit përshëndeti si i Ftuari i Nderit qindra vatranë dhe vatrane të diasporës së hershme dhe të re shqiptare në SHBA.
Fjala e Metës:
“Vatra” përbën padyshim historinë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve jashtë vendit përgjatë më shumë se një shekulli dhe një dekade.
“Vatra” është e rrënjosur fort në kujtesën historike shtetformuese të shqiptarëve.
Federata “Vatra” do të bëhej emblema e çdo patrioti që aspironte një Shqipëri të lirë e të pavarur.
“Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjes kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Dy viganët e “Vatrës”, Fan Noli dhe Faik Konica, si dhe shumë figura të tjera të kombit tonë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë historike përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare, diplomatike, dhe publicistikës së tyre.
Roli i “Vatrës” në të gjitha konferencat ndërkombëtare ku diskutohej fati i shtetit shqiptar, ishte kyç, ashtu siç ishte dhe gjatë konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1919, ku pati ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë, duke ndikuar edhe në vendimet e delegacionit amerikan të kryesuar nga Presidenti Ëoodroë Ëilson.
Mikun e madh të Shqipërisë, Presidentin Ëilson, Noli e vlerësoi si një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, ndërsa Konica thoshte se gjithë shqiptarët duhet t`i ngrenë Presidentit Ëilson, një monument të pavdekshëm në zemrat e tyre.
“Vatra” edhe gjatë kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, ishte vatra e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.
Sot, 110 vite nga themelimi i “Vatrës”, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë. Për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”.
Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, drejton sot Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe punon për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur, në një rrugëtim të pakthyeshëm drejt integrimeve euro-atlantike.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë një faktor kyç i stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik.
Shqiptarët e Malit të Zi po realizojnë me sukses të drejtat e tyre Kushtetuese.
Shqiptarët në Preshevë, Bujanovc dhe në Medvegjën e të madhit Xhim Xhema, po luftojnë me vështirësi, për të siguruar të drejtat që ju takojnë.
Shqiptarët në përgjithësi janë në një pozitë shumë më të mirë dhe kjo është pa asnjë diskutim fal kontributit historik të “Vatrës” dhe vatranëve këto 110 vite.
Të dashur bashkatdhetar jemi sot , për të nderuar kontributin e brezave të tërë për çështjen shqiptare.
Ju keni bërë që miqësia shqiptaro-amerikane të thellohet dhe keni qenë një faktor kyç, që çështja shqiptare të jetë në axhendën amerikane në këto 110 vite.
Ju keni mbajtur gjallë ëndrrën tonë për liri, edhe atëherë kur ajo na dhunohej nga regjimi komunist.
Ju keni mbajtur gjallë ëndrrën për liri, edhe atëherë kur bashkëkombësit tanë u dukej e pashpresë, për shkak të gjenocidit njerëzor.
Ju shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, keni bërë gjithçka që keni pasur mundësi, që Amerika mos t’i braktiste shqiptarët dhe të ishte në përkrahjen tonë.
Kur ne, po e gjenim lirin pas errësirë së komunizmit, ju, ishit të parët që ndihmuat për të rivendosur lidhjet mes dy vendeve tona, dhe të parët që erdhët për të rindërtuar dhe ringritur Shqipërinë në rrugën e demokracisë.
Kur Kosova ishte në rrezik shfarosje, ju ishit të parët që ngritët zërin për të ndërgjegjësuar administratën Amerikane, për rrezikun që po i kanosej shqiptarëve.
Dhe ju, nuk u ndalët me kaq, po ndihmuat me qindra e mijëra familje kur ata kishin më shumë nevojë.
Djemtë tuaj ishin vullnetarë dhe të patrembur në luftë, për të mbrojtur popullin e Kosovës, dhe ishin të parët që investuan për të ringritur Kosovën e shkatërruar nga lufta dhe gjenocidi.
Sot (dje) në këtë ditë të bekuar të çlirimit të Kosovës, ne nderojmë të gjithë ata vullnetarë, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju bashkuan batalionit ‘Atlantik’-u dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nderojmë në mënyrë të veçantë, edhe sakrificën më sublimë të tre vëllezërve Bytyçi dhe të gjithë atyre, që nuk kursyen as jetën për lirinë e Kosovës.
Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i Amerikës meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.
Të flasësh për kontributin e “Vatrës” dhe të shqiptarëve të Amerikës është shumë e vështirë, sepse është e pamundur, që më shumë se një shekull dhe një dekadë kontributesh të përditshme dhe sakrificash të vazhdueshme ta përmbledhësh në një fjalim prej disa minutash.
Por, misioni i “Vatrës” nuk ka përfunduar, ashtu si kurse edhe sfidat tonë të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në rajonin tonë.
Prandaj më lejoni t’iu uroj gëzuar 110 vjetorin e krijimit të “Vatrës”.
Gëzuar ditën e çlirimit Kosovës.
Zoti e bekoftë Kombin tonë,
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38