Flash News

E-TJERA

Meta në ceremoninë për 111-vjetorin e “Kongresit të Dibrës”: I lumtur të jem mes patriotëve e intelektualëve të Dibrës së Madhe

Meta në ceremoninë për 111-vjetorin e “Kongresit të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot pjesë e ceremonisë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet i lumtur që është sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Statusi i plotë:
Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës.

Të fundit