Flash News

E-TJERA

Meta në zonat e përmbytura: Qytetarët kanë nevojë emergjente për shërbime, jo për propagandë

Meta në zonat e përmbytura: Qytetarët kanë nevojë
Meta në zonat e përmbytura

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që banorët e dëmtuar nga përmbytjet të ndihmohen nga autoritetet shtetërore. Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se ka parë nga afër situatën në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të cilët veç pasojave të tërmetit dhe pandemisë, po vuajnë nga dëmet e motit të keq dhe mungesa e ndihmës shtetërore.

Ai thotë se dalja e lumit Erzen nga shtrati, ka izoluar me dhjetëra familje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore. Sipas tij, fakti që këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore është i papranueshëm.

“Për shkak të pasojave të tërmetit, të COVID-19, krizës ekonomike të shkaktuar prej tyre dhe rëndimit të gjendjes nga përmbytjet, është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t'u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore”, shkruan Presidenti.

Ky i fundit thotë se fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë.

Të fundit