Flash News

E-TJERA

Meta: Nuk pranoj mandat të dytë si President

Meta: Nuk pranoj mandat të dytë si President

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do ta pranonte një mandat të dytë nëse do t’ia ofronin.

Meta tha për Syri Tv, se si President u përpoq t’i bënte të gjitha duke u shprehur i bindur se ka përmbushur një Presidencë tërësisht kushtetuese, teksa ndodhej në një zonë të minuar nga të gjithë aktorët politikë.

“Pas 25 vitesh po, për mandat të dytë, tani jo sepse s’kemi si të pranoj sepse opozita s’ka këshilltar në pushtetin vendor. Unë nuk kam më çfarë të bëj si president, u përpoqa të bëj çdo gjë, të kaloja krizën e 2017 edhe pse nuk isha president, por ata pastaj kaluan në kriza të tjera. Për mua ishte e rëndësishme ta mbyllja këtë mandat në mënyrë sa më dinjitoze dhe jam i bindur që kam përmbushur një Presidencë Kushtetuese në një fushë tërësisht të minuar fatkeqësisht nga të gjithë aktorët, veç popullit të 2 Marsit dhe popullit të ndershëm shqiptar”, tha Meta.

Të fundit