Flash News

Ditari i Opozitës

Meta paralajmëron Autoritetin e Dosjeve: E di burimin e intrigës, jam 1 milionë përqind i pastër

Meta paralajmëron Autoritetin e Dosjeve: E di burimin e intrigës, jam

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi sërish akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat, Meta e konsideroi këtë çështje të orkestruar.

Ish-presidenti theksoi se Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi për këtë çështje.

Ai u shpreh se është në dijeni se kush “burimi i intrigës” për të manipuluar opinionin publik.

“Ashtu sikurse ata që kanë orkestruar këtë skenar e dinë që Ilir Meta s’ka jetuar në konvikt e s’ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok në konvikt. I ndjekuri, që është ndaluar dhe kërcënuar nga sigurimi i shtetit, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën sepse s’kishte në plan Meta të arratisej në atë kohë, por të dilte me 10 dhe të qëndronte pedagog në fakultet.

Ata të Dosjeve do mbajnë përgjegjësi për sjelljen e rëndë që kanë bërë dhe në atë shkresë të turpshme që i kanë dërguar Kuvendit dhe do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, ish-xhelat të sigurimit të shtetit e me radhë. Jam 1 milionë përqind i pastër, e dinë shumë mirë këtë gjë, e dinë historinë. E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik”, tha Meta.

Të fundit