Flash News

E-TJERA

Meta paralajmëron Ramën: E vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit

Meta paralajmëron Ramën: E vërteta do t’i

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp, pas përfundimit të Kongresit të PS. Konferenca vjen pas sulmeve që janë drejtuar sot ndaj presidentit gjatë Kongresit.

Meta ka paralajmëruar Ramën duke thënë “Shumë shpejt e vërteta do t'i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave”.

Më herët, presidenti njoftoi një konferencë urgjente në profilin e tij në Facebook, për të sqaruar sulmet dhe “shpifjet” e socialistëve ndaj tij.

“Të dashur qytetarë,

Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.

Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook”, shkruan Meta.

Të fundit