Flash News

E-TJERA

Meta pas akuzave të Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh biblën, nuk shkon!

Meta pas akuzave të Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh

Presidenti Ilir Meta duke folur nga Korça në një deklaratë për mediat, tha se partitë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të garojnë me figura me integritet.

“Nuk dëshiroj të hyj në detaje të çështjes së dekriminalizimit, dhe për sa kohë kemi bërë një ligj, kjo tregon se ka qenë një problem. Është e domosdoshme që nga të gjithë forcat politike të tregohet vullnet dhe të prezantohen figura me integritet”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment pas akuzave të ish-kryeministrit Fatos Nanos, Meta u shpreh pa dhënë shumë detaje se: “Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon”.

Presidenti shtoi se 25 prilli do të jetë një referendum i rëndësishëm dhe se do të fitojë e ardhmja evropiane e Shqipërisë.

Të fundit