Flash News

E-TJERA

Meta për bllokimin e shërbimeve publike: Situata është e rëndë! Apeli i Presidentit

Meta për bllokimin e shërbimeve publike: Situata është e

Presidenti Ilir Meta e vlerëson të rëndë situatën e krijuar si pasojë e pezullimit të shërbimeve publike online. Kujtojmë që faqet u bllokuan si pasojë e një sulmi. Kryeministria reagoi më herët duke thënë se situata është vendosur në kontroll, por pezullimi vijon.

Meta thotë se ka kërkuar edhe më herët marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike. Kjo situatë, sipas Kreut të Shtetit, e rëndon më shumë funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat.

Presidenti bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Të fundit