Flash News

E-TJERA

Meta për herë të fundit si president: S'bëra shumë për Kosovën për shkak të problemeve të brendshme

Meta për herë të fundit si president: S'bëra shumë

Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të kishte bërë më shumë për Kosovën gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, nëse nuk do të kishte kaq shumë probleme në Shqipëri. Kjo është keqardhja që ka Kreu i Shtetit, që e bëri me dije gjatë konferencës së përbashkët me homologen Vjosa Osmani.

Meta u zotua se duke nisur nga data 25 korrik do të bëjë më tepër për Kosovën. Kujtojmë që mandati i Metës përfundon më 24 korrik. Mbetet për t’u parë se çfarë lëvizje do të bëjë Meta, por ka paralajmëruar se do t’i rikthehet politikës aktive.

“E vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë, në përkrahjen e Kosovës, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre pesë viteve. Por iu jap fjalën se nga data 25 në mëngjes do të bëj shumë herë më tepër edhe për Kosovën.

Dua t’iu falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur me ju dhe me të gjitha institucionet e Kosovës dhe që do ta vazhdojmë në të ardhmen”, tha Meta.

Të fundit