Flash News

E-TJERA

Meta përkujton viktimat e komunizmit: Tragjeditë e së shkuarës përsëriten nëse e harrojmë historinë

Meta përkujton viktimat e komunizmit: Tragjeditë e së

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në Ditën Europiane të kujtimit të viktimave të nazizmit dhe stalinizmit. Përmes një reagimi në facebook, teksa ka përkujtuar viktimat  e komunizmit, Kreu i Shtetit thotë se tragjeditë e së shkuarës përsëriten nëse e harrojmë historinë.

“Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.

Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë.

Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride”, shkruan Meta.

 

Të fundit