Flash News

E-TJERA

Meta mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Ujit të Bekuar, si u përgjigjet akuzave të Ramës

Meta mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Ujit të
Foto gjatë ceremonisë

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Berat, ku mori pjesë në ceremoninë fetare që organizohet me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Ai u pyet nga gazetarët për akuzat e kryeministrit Edi Rama lidhur me bllokimin e projektit të ri që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin.

Kreu i Shtetit nuk ka dha asnjë koment lidhur me këtë çështje, duke mos dalë nga konteksti i vizitës së tij në Berat.

“Jemi në një vend të shenjtë dhe një kishë e cila u hap 30 vjet më parë e do mbetet gjithmonë e hapur sikurse besimi në Zot do jetë gjithmonë i përjetshëm por dhe besimi për një Shqipëri Evropiane”, tha Meta.

Të fundit