Flash News

E-TJERA

Meta takon komunitetin arbëresh: Shpreha mbështetjen për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona

Meta takon komunitetin arbëresh: Shpreha mbështetjen për

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim përfaqësuesit e komunitetit arbëresh, mes tyre kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilf.

Duke e cilësuar një takim të ngrohtë vëllazëror, Meta thotë se ka shprehur mbështetjen për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë e vendit tonë, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

Kreu i Shtetit është njohur dhe me përpjekjet për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe. Ai bën me dije se ka marrë dhe një dhuratë nga ky komunitet.

"I lumtur të njihesha me përpjekjet e tij për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi.

I shpreha të gjithë mbështetjen time për vizionin e tij për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

E falenderova Kryetarin Manes për dhuratën e veçantë që më solli, një shall të tifozëve kuqezinj arbëresh të Piana degli Albanesi", shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të fundit