Flash News

E-TJERA

Meta takon Richard Grenell: Vlerësoj angazhimi i tij për të forcuar bashkëpunimin Shqipërisë-SHBA

Meta takon Richard Grenell: Vlerësoj angazhimi i tij për të

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës së Trump, Richard Grenell.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai vlerëson angazhimin e Grenell në mbështetje të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

"Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësoj shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara", shkruan Meta.

Të fundit