Flash News

E-TJERA

Meta: Të bashkojmë përpjekjet për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor me orientim drejt Perëndimit

Meta: Të bashkojmë përpjekjet për ta mbajtur Ballkanin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takime drejtues dhe pjesëmarrës të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë foto nga takimi teksa bashkangjitur ka ndarë detaje nga biseda me drejtuesit dhe përfaqësuesit. Presidenti vë në dukje përpjekjet për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit.

Postimi i plotë:

Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.

Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Të fundit