Flash News

E-TJERA

Meta uron Fiter Bajramin: Të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri, ku ka diell për të gjithë

Meta uron Fiter Bajramin: Të shumëfishojmë përpjekjet

Presidenti Ilir Meta iu ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se, “i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara për çdo besimtar mysliman”.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur të ndajë me qytetarët edhe një pjesë nga Kurani, ku thuhet, "Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.”

Presidenti gjithashtu kërkon shtim të përpjekjeve për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, ndërsa vë theksin te vendosmëria.

“Të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë”, shkruan Meta.

Të fundit