Flash News

E-TJERA

“Meta, viktimë e drejtësisë”, Genc Burimi: Pse SPAK nuk hap hetim edhe për Ramën

“Meta, viktimë e drejtësisë”, Genc Burimi: Pse SPAK

Analisti Genc Burimi ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një intervistë në ‘News 24, Burimi thotë se SPAK po vepron me dy standarde, pasi siç nisi hetim për Metën, duhet të hapë hetim edhe për Edi Ramën, pasi opozita sipas tij kanë paraqitur fakte dhe prova për vjedhjen e tij në aferën e inceneratorëve.

“Këta na marrin për budallenj. 3 milion shqiptarë për budallenj. Se mjafton që një shqiptar të çojë një letër SPAK-ut i bie që këta të nisin hetim për Edi Ramën. Pse SPAK-u hap hetim për Ilir Metën dhe për Edi Ramën jo, se PD e ka denoncuar Ramën, edhe Monika Kryemadhi se ka vjedhur me inceneratorët”, tha Burimi, i cili shton se Meta sot është viktimë e drejtësisë.

“Deklarata sot e Yuri Kim ndaj Ilir Metës pa e cituar, që i thotë qepe gojën. Mos i kërko ti SPAK-ut që të hapë një hetim ndaj Edi Ramës. Po si mos zonjë na tregon vendin e NATO-s ti. Se Turqia ka burgosur kaq shumë ushtarë, vendi kryesor i NATO-s. Sot Ilir Meta nuk po e tremb drejtësinë, por është viktimë e drejtësisë. Sepse cenohet moraliteti i drejtësisë. Nuk bëhet kjo gjë. Se edhe në Amerikë gazetarët që ishin anti-Trump, kur i hyn në shtëpi thanë nuk bëhet kjo gjë”, u shpreh Burimi.

 

Të fundit