Flash News

E-TJERA

Meta vlerësohet në Shkodër me titullin "Njeriu i vitit"

Meta vlerësohet në Shkodër me titullin "Njeriu i vitit"

Presidenti Ilir Meta është vlerësuar sot në Shkodër me titullin "Njeriu i vitit". Lajmin e ka ndarë vetë Kreu i Shtetit në rrjetet sociale.

Ai shpreh mirënjohjen për vlerësimin që i është bërë, ndërsa shton se aktiviteti ishte organizuar nga familjet shkodrane.

“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin "Njeriu i vitit" në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.

Mirënjohje me përulësi! Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve”, shkruan Meta.

Të fundit