Flash News

E-TJERA

Meta vlerëson bashkëshorten e ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë: Është në traditën tonë të respektojmë miqtë

Meta vlerëson bashkëshorten e ambasadorit të Kuvajtit në

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar bashkëshorten e ambasadorit të shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, me dhënien e dekoratës “Për Merita të Veçanta Civile” për shkak të kontributit dhe promovimit të kulturës dhe artit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij presidenti tha se është në traditën tonë të respektojmë miqtë e  sinqertë, sidomos ata që e konsiderojnë Shqipërinë, si shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera, Meta tha se ky është një vlerësim i merituar, por edhe frymëzim për të vazhduar të promovojë Shqipërinë në shtetin mik të Kuvajtit dhe jo vetëm.

Fjala e presidentit Ilir Meta:

Është në traditën tonë të respektojmë dhe të nderojmë miqtë, sidomos ata që e konsiderojnë me shumë dashuri Shqipërinë, si shtëpinë e tyre.

Në përpjekje për të vlerësuar personalitete të shquara të vendit dhe të huaja, të cilat kanë dhënë një kontribut për promovimin e kulturës dhe artit në Shqipëri nëpërmjet veprimtarisë së tyre, kam kënaqësinë t’i akordoj dhënien e dekoratës ‘Për Merita të Veçanta Civile’, Zonjës Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, bashkëshortes të Ambasadorit të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri.

Ebtisam ka studiuar dhe është diplomuar në Kolegjin e Arteve në Universitetin e Kuvajtit në fushën e Psikologjisë dhe Sociologjisë, si dhe ka një karrierë të spikatur në shërbimet sociale dhe aktivizimin e studentëve të saj në projekte artistike.

Ebtisam ka shoqëruar bashkëshortin e saj gjatë karrierës së tij diplomatike në disa vende, përmes të cilave ajo ka realizuar punë bamirësie të ndryshme ku dhe filloi karrierën e saj artistike. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ajo bashkëpunoi me bashkëshortin e saj në detyrë, Ambasador i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, ku ndërmori disa projekte humanitare si dhe organizoi dy ekspozita dhe botoi dy libra me fotografi artistike.

Së pari në vitin 2019, u çel ekspozita me titull ‘Shqipëria, Bukuria e Buzëqeshjes dhe Mikpritjes’, që  hedh dritë mbi përvojën e saj unike me popullin shqiptar, duke shprehur bukurinë dhe shpirtin mikpritës shqiptarë duke e paraqitur atë si një aset të çmuar kombëtare.

Më vonë,  në vitin 2020, botimi me titull ‘Duart e Arta’ e cila hedh dritë mbi afrimitetin intelektual, shpirtëror dhe kulturor ndërmjet grave në të dy vendet, si veprat e tyre krijuese, të cilat pasqyrojnë anën femërore dhe punën e veçantë artistike.

Ebtisam është padyshim një ambasadore e vendit të saj në Shqipëri, së bashku me bashkëshortin, dhe ka një kontribut të veçantë në promovimin e bukurive natyrore dhe turizmit në Shqipëri, me botime cilësore që ndihmojnë rritjen e imazhit të vendit tonë në Kuvajt, për të cilat meriton falënderim të veçantë.

Duke vlerësuar kontributet e saj në dobi të Shqipërisë jam i bindur se dekorata për ‘Merita të Veçanta Civile’ është një vlerësim i merituar, por edhe frymëzim për të vazhduar të promovojë Shqipërinë në Shtetin mik të Kuvajtit dhe jo vetëm.

Faleminderit!

Meta vlerëson bashkëshorten e ambasadorit të Kuvajtit në

Të fundit