All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mijëra hektarë tokë nën ujë në Shkodër, Bora i lë vendin ngricave në Korçë

Mijëra hektarë tokë nën ujë në Shkodër, Bora
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, në Shkodër 3930 hektarë tokë gjendet nën ujë. Bashkia e këtij qyteti bëri me dije se rruga e Obotit është e bllokuar dhe kalohet vetëm me varka. E bllokuar mbetet dhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat.

Me qindra shtëpi kanë prezencë uji në oborre, ndërkohë që 11 të tjera janë përmbytura. Bashkia Shkodër ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe u ka bërë thirrje strukturave shtetërore të ndihmojnë banorët me ushqime.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë në Korçë reshjet e borës i kanë lënë vendin ngricave. Temperaturat kanë zbritur gjatë natës në -12 gradë.

Zonat malore vijojnë të kenë më shumë probleme për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora dhe ngricat.

Të fundit