Flash News

E-TJERA

Mike Pompeo, folësi kryesor në Forumin e Ballkanit kundër Antisemitizmit në Tiranë

Mike Pompeo, folësi kryesor në Forumin e Ballkanit kundër

Sekretarit i Shtetit i SHBA-ve, Michael Pompeo ka konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020.

Ai pritet të jetë folësi kryesor i këtij forumi të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020 në 28 Tetor 2020 në orën 16:00 në Tiranë.

 Do të jetë parlamenti i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) që do të organizojë për herë të parë “këtë forum për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin.

Pjesëmarrë dhe folës do të jenë mes të tjerëve edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.

Të fundit