Flash News

E-TJERA

Milan pas 11 vitesh në çerekfinalet e Champions, Bayern Munich ‘i mbyll derën’ PSG-së

Milan pas 11 vitesh në çerekfinalet e Champions, Bayern Munich

Mbrëmja e djeshme në Champions solli surpriza, ashtu sikurse premtonin prej fillimit sfiodat që u luajtën.

Milan rikthehet në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh, pasi mposhti Tottenham-in. Në duelin e parë në “San Siro”, kuqezinjtë e Piolit triumfuan me vetëm një gol ndaj anglezëve. E megjithëse në duelin e dytë nuk shënuan dot, iu mjaftoi goli i parë për të dërguar në shtëpi Tottenham-in.

Fati ishte i ashpër edhe me PSG-në e Messit dhe Mbappe-së. Kampioni i botës nuk arriti dot të tundë rrjetën e bavarezëve të Bayern Munich. Një rast i mirë nga PSG pas gabimit të Sommer, ku Mendes arriti të depërtojë në brendësi të zonës së portierit, por ishte De Ligt që shpëtoi portën.

Chupo-Motting do të shënonte në minutën e 61’ dhe Cancelo në minutën e 89’, i dha fund sfidës në “Allianz Arena”.

 

Të fundit