Flash News

E-TJERA

Çmimet e Panairit të Librit, Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e edicionit të 26-të

Çmimet e Panairit të Librit, Mira Meksi shpallet shkrimtarja më

Janë ndarë sot në Pallatin e Kongreseve çmimet për Panairin e Librit 2023 për veprat më të mira letrare.

Për edicionin e 26-të të panairit të librit çmimin "Shkrimtari më i mirë" e mori znj. Mira Meksi për romanin "Parisi Vret". 

Çmimet:

Çmimi ‘Shkrimtari më i mirë i vitit 2023’ i jepet znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”.

Çmimi ‘Përkthyesi më i mirë i vitit 2023’ i jepet znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass

Çmimi për ‘veprën më të mirë studimore për vitin 2023’, i jepet zotit Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”

Çmimi për ‘librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023’ i jepet znj. Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”

Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge i jepet Znj.Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir.

 

Të fundit