Flash News

E-TJERA

Ministri Klosi tregon bisedën e fundit me Bashkim Finon: Mbante maskën e oksigjenit e më tha ‘fitoni’

Ministri Klosi tregon bisedën e fundit me Bashkim Finon: Mbante maskën

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka rrëfyer biseëdën e fundit me deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta nga Covid-19.

Duke folur në ‘Open’, Klosi tha se ndonëse komunikonte me vështirësi për shkak të maskës së oksigjenit, e porositi të vijonin fushatën dhe të fitojnë.

 “Ai ishte një njeri babaxhan, nga ata politikanë që do të donin të gjithë të ishin, një vëlla i madh. Kemi punuar edhe në qeverinë e 2005-ës, ai ka qenë ministër po aq i dashur dhe aq i sertë, nuk kishte toleranca, por pastaj u miqësuam shumë.

Kujtoj një nga momentet që pasi të shkoje në orën 8 e 5, Bashkimi të mbyllte derën e të hiqte ditën e punës. Kemi punuar shumë në PS.

Të gjithë do të ikim nga kjo botë, por një opinion është gjëja më e mirë për çdo politikan. Bashkimi ishte tek pjesa tradicionale e partisë aq sa e reformuar e saj.

Ka qenë zë i fortë, mbaj mend debatin e ’99 që do të bëhej zgjedhja dhe bëri një luftë të paepur në atë kohë. Kam pasur shumë marrëdhënie personale.

Kam komunikuar përditë me të dhe me doktorin e tij gjatë kohës që ishte i sëmurë. Ai ishte i rënduar, covid i preku në masë të madhe mushkëritë. Mbaj mend që më tha ‘Klos vazhdoni fushatën të fitoni’, mbaj mend që kishte atë maskën e oksigjenit e më tha ‘fitoni", tha Klosi.

Të fundit