Flash News

E-TJERA

“Ministri më tha se djali do lirohet”/ Pas deklaratës së bashkëshortit të Rozeta Dobit, reagon Manja

“Ministri më tha se djali do lirohet”/ Pas deklaratës

Bashkëshorti i Rozeta Dobit, e cila akuzohet për vjedhjen e rreth 500 mijë eurove në shtëpitë ku pastronte, Spartak Dobi deklaroi një ditë më parë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kishte premtuar se do i linte të lirë djalin, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e Drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë, por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”, tha Spartak Dobi në një intervistë për EuroNews Albania.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i ministrit Manja. Ai mohon të ketë folur apo të ketë njohje me Spartak Dobin, ndërsa shton se kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

“Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin.

Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë”, thotë Manja.

Të fundit