Flash News

E-TJERA

Ministri shqiptar në dosjen e ‘Ndragheta-s’, Karamuço: SPAK është vënë në lëvizje

Ministri shqiptar në dosjen e ‘Ndragheta-s’, Karamuço:

Një ditë më parë, mediet italiane zbardhën dëshminë e të penduarit të mafies së famshme kalabreze ‘Ndragheta’, i cili kishte cituar në dëshminë e tij para prokurorit të Antimafias italiane një ministër shqiptar, që lehtësonte trafikun e drogës.

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço tha për ABC News, se SPAK është vënë sot në lëvizje për të kontaktuar me autoritetet e antimafias italiane, për të zbardhur periudhën për të cilën bëhet fjalë e cila do t’i çojë në gjurmët e zyrtarit.

"Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e anti-mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë për të zbardhur se për cilin ministër bëhet fjalë. Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë nga të penduar të mafias qoftë Cosa Nostra, qoftë Ndrangheta  dhe të Camorrës që flasin për mbështetje të autoriteteve shqiptare bëjnë ndaj trafikantëve të drogës. Është hera e dytë që e dëgjojmë këtë në lidhje me një ministër, herën e parë u hetua dhe nuk u prodhua nga ana e gjykatave italiane por kësaj here duhet që të hetohet më në kompleks pasi flasim për një të penduar që në Itali janë një entitet i shenjtë perintencial.

Sa të joshur janë dhe sa biem pre ne si autoriteteve karshi grupeve kriminale. Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon  deri në 45 miliardë dollarë të ardhura ndërsa i joni është 5 miliardë dollarë, që do të thotë një ofertë e madhe dhe mund të blesh këdo.  Çështja është a e kanë të vështirë këto për të blerë autoritetet tona, që nga një polic apo deri te një ministër, i një linje të caktuar që garanton për garancitë e tyre, ne duhet që të shikojmë integritetin e këtyre personave në 30 vite, kjo është një pikëpyetje shumë e madhe", tha Karamuço.

Të fundit