Flash News

E-TJERA

Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e Maturës

Ministria e Arsimit ka njoftuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2023.  

Sipas ministrisë, provimi i Gjuhës së Huaj do të organizohet më 1 Qershor, provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ai i Matematikë më 13 qershor, ndërsa Lëndë me zgjedhje në datën 19 qershor.

"Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht", njofton ministria. 

 

Të fundit