Flash News

E-TJERA

Ministria e Brendshme shton numrin e punonjësve, sa ka në total

Ministria e Brendshme shton numrin e punonjësve, sa ka në total

Ministria e Brendshme do të shtojë numrin e punonjësve me 30 persona.

Ky vendim është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke bërë që numri i përgjithshëm i punonjësve pranë këtij dikasteri të shkojë në 15 141.

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE ORGANIKË TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR VITIN 2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022, shtohet me 30 (tridhjetë) veta, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe numri i përgjithshëm i sistemit të ministrisë bëhet 15 141 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) punonjës.

Numri i punonjësve rezervë të buxhetit pakësohet me 30 (tridhjetë) veta dhe numri i përgjithshëm i punonjësve rezervë mbetet 10 (dhjetë) veta.

Ngarkohet Ministria e Brendshme të depozitojë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve shtesë, sipas këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

 

Të fundit