Flash News

E-TJERA

Ministrja Etilda Gjonaj kontroll në burgun e Elbasanit për masat anti-covid

Ministrja Etilda Gjonaj kontroll në burgun e Elbasanit për masat

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka vijuar me inspektimet, këtë radhë në burgun e Elbasanit. Inspektimi u krye për verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, dhe përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave të dënuar.

Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid dhe sidomos tek protokollet e sigurisë për të shmangur problematikat e pandemisë tek stafi i burgjeve dhe tek të dënuarit.

Ajo kërkoi që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare të mos ndikojë absolutisht për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambientet shëndetësore të burgut të Elbasanit dhe bashkëbisedoi me stafin mjekësor të IEVP-së.

Gjonaj ritheksoi aplikimin e linjës së hapur të komunikimit direkt me Ministren dhe strukturat e saj, për të raportuar çdo problematikë ose shqetësim që cënon mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm në sistemin penitenciar shqiptar.

Të fundit