Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja pranon rritjen e çmimit të naftës, lë të hapur rikthimin e Bordit të Transparencës

Ministrja pranon rritjen e çmimit të naftës, lë të

Përballë rritjes së çmimeve të karburanteve, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, nuk përjashton rikthimin e Bordit të Transparencës, një mekanizëm i përdorur më herët nga qeveria për përcaktimin e çmimeve në treg.

Në një intervistë për Report TV, Ibrahimaj tha se qeveria ka ngritur një task-forcë për të verifikuar nëse kompanitë e tregtimit të karburanteve kanë respektuar detyrimin për rezervat dhe nëse kanë shitur me çmime abuzive.

“Çmimi i bursave ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, është reflektuar ky çmim në vendin tonë. Ka disa faktorë që e ndikojnë çmimin. Pavarësisht se kompanitë tregtare kanë një rezervë të detyrueshme të cilën duhet ta garantojnë që e kanë në vend, ajo që ndodh është rezerva përdoret në mënyrë ditore dhe zgjat në mënyrë ditore, dhe çmimi i karburantit matet me bursën ditore.

Kemi ngritur një task-forcë që pikërisht do të bëjë këtë lloj verifikimi, nëse kompanitë e tregtimit kanë pasur rezerva në pikat e tyre dhe nëse kanë tregtuar me çmim abuziv, pa marrë në konsideratë çmimet që kanë reflektuar. Unë e thashë sot dhe në konferencë për shtyp, ne jemi duke vlerësuar situatën dhe jemi në kushte për të ngritur apo jo bordin e transparencës për karburantet”, deklaroi Ibrahimaj.

Të fundit