Flash News

E-TJERA

"Minorenët e protestës po përndiqen nëpër shkolla", Lëvizja për Universitetin lyen me bojë ministrinë e Arsimit: Evis Kushi meriton dorëheqjen!

"Minorenët e protestës po përndiqen nëpër
Foto e publikuar nga Lëvizja për Universitetin në shenjë proteste pas deklaratës së Ministres së Arsimit, Evis Kushi

Studentët kanë reaguar ashpër pas deklaratës së ministres së Arsimit, Evis Kushi, se “do t’i trajtojmë me psikolog fëmijët në protesta”.

Pavarësisht se në një reagim të dytë, ministrja është shprehur se deklarata e saj ka dalë nga konteksti, kjo nuk i ka qetësuar studentët.

Anëtarë dhe përfaqësues të Lëvizja për Universitetin kanë protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit. Studentët kanë hedhur bojë mbi godinën e ministrisë, si dhe i kanë dërguar një deklaratë ministres Kushi ku shprehen se të protestosh nuk është krim, por “krim dhe kriminale janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.

“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”, shkruajnë të rinjtë në deklaratën drejtuar Kushit.

Të fundit