Flash News

E-TJERA

Miratimi i draft-ligjit për pensionet e shqiptarëve në Itali, gazetarja: Rama dështoi në tre mandate për marrëveshjen

Miratimi i draft-ligjit për pensionet e shqiptarëve në Itali,

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka komentuar miratimin nga qeveria italiane të draftligjit për pensionet e shqiptarëve.

Duke folur në Syri tv, ajo tha se  falë miqësisë që Edi Rama ka me kryeministren Melonin u realizuar aprovimi i kësaj marrëveshje qe të përkojë me momentin më të nxehte të nisjes së fushatës së 2025 në Shqipëri.

"Shqiptarët nga miratimi i këtij draftligji përfitojnë njohjen e viteve të punës si në Shqipëri edhe në Itali dhe mundësinë për të pasur një pension të plotë në Itali.

Është një betejë e gjatë e nisur që prej 2013 dhe e mbyllur të paktën në dhomën e deputetëve mbrëmjen e djeshme. Përfitojnë ata emigrantë shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 67 vjeç dhe kanë 20 vite punë, kontribute të derdhura si në Shqipëri dhe në Itali dhe përfitojnë të gjithë ata emigrantë shqiptarë të cilët kanë problematika invaliditeti, sëmundje apo probleme të cilët kanë kushte të veçanta.

Të gjjtha këto e lehtësojnë dhe mundësojnë që ata të vazhdojnë të jetojnë në Itali me një rrogë apo pagesë dinjitoze. Deri më sot kjo gjë kishte munguar.

Dhe mos të harrojmë se emigrantët shqiptarë të cilët kanë mbërritur qysh ne fillim të viteve ’90 në itali, tashmë brezi i parë i tyre janë në moshë pensioni dhe mungesa e një ligji të tillë i kishte detyruar që edhe përtej moshës 67 – 70 vjeçare të vijonin të punonin, pikërisht për të jetuar dhe për të plotësuar atë mangësi që kjo normativë ligjore apo kjo marrëveshje që mund të ishte firmosur deri sot me Shqipërinë do tu kishte krijuar", tha ajo.

"Unë mendoj se është maniakëria e kryeministrit shqiptar falë miqësisë që ka me Melonin për të realizuar që aprovimi i kësaj marrëveshje të përkojë me momentin më të nxehte të nisjes së fushatës së 2025 në Shqipëri. Kjo është një lloj shkëmbimi që Rama dhe Meloni kanë hartuar përmes grupeve te punës për të patur një përpikmëri në këtë.

Vlen të theksohet që Rama është e kotë ta shesë si sukses pasi është e disata herë që gjatë këtyre tre mandateve të qeverisjes së tij ka propaganduar se kjo marrëveshje është kryer. Ka propaganduar se kjo është një arritje e ministrave të tij por fakti është se deri sot kjo marrëveshje ende nuk është ligj dhe i praktikueshme dhe zbatueshëm që do të thotë se këto tre mandate te qeverisjes socialiste kane qene dështim total ne qasjen e tyre me emigrantet, Dhe uroj të mos ta përdore si flamur suksesi ne betejën e fushues pasi nuk është kështu.

Edhe dje gjatë diskutimeve në dhomën e deputetëve u tha shumë herë dhe u nënvizua se tashmë ka ardhur rrjedha natyrale që shqiptaret ta kenë këtë të drejtë që tu njihen kontributet dhe vitet e punës ne Itali", shtoi Kepi. 

Të fundit