Flash News

E-TJERA

Miratohet buxheti 2022, PS rrëzon amendamentet e Erion Braçes për paketën fiskale

Miratohet buxheti 2022, PS rrëzon amendamentet e Erion Braçes

Kuvendi ka miratuar buxhetin e vitit 2022.

Në seancën e sotme, për buxhetin votuan pro 77 deputetë dhe 46 të tjerë janë deklaruar kundër tij.

Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Gjithashtu, mazhoranca ka rrëzuar propozimet për paketën fiskale të ish zv.kryeministrit Erion i Braçe. 

Propozimet e bëra në amendamentet e Erion Braçes i referoheshin politikave që duhen ndërmarrë në Bujqësi për të bërë të mundur që bujqit të lehtësoheshin nga TVSH dhe të nxitej prodhimi. 

Amendamentet e tij morën vetëm 8 vota pro e ndërsa mazhoranca ka pranuar vetëm amendimin e kreut të grupit parlamentarë të PS, Taulant Balla për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në.

 

Të fundit