Flash News

E-TJERA

Miratohet certifikata dixhitale e vaksinimit për 7 shtete, mes tyre edhe Shqipëria

Miratohet certifikata dixhitale e vaksinimit për 7 shtete, mes tyre edhe

Nga sot Bashkimi Evropian do të njohë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria.

Tashmë certifikatat e lëshuara nga vendi ynë do të jenë pjesë e sistemit digjital të Bashkimit Evropian duke i pranuar me të njëjtat kusht si vendete tjera që janë pjesë e BE-së. Vendimi u mor sot nga Komisioni Evropian për 7 shtete: Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.

Njëkohësisht të shtatë shtetet janë dakordësuar për të pranuar certifikatën digjitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit evropian.

Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders tha: “Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës dixhitale europiane ndaj Covid. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”

Të fundit