Flash News

E-TJERA

Miratohet kërkesa, rritet numri i prokurorëve të SPAK-ut

Miratohet kërkesa, rritet numri i prokurorëve të SPAK-ut
Foto Ilustruese: SPAK-u

Komisioni i Ligjeve ka miratuar shtimin e numrit të prokuroreve të SPAK-UT. Ky i fundit do të jetë me 20 prokurorë, nga 13 që ka aktualisht.

Kërkesa për rritjen e numrit të prokurorëve u bë nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Kraja.

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve pritet që ky vendim të kalojë në Kuvend. Miratimi do të jetë formal, pasi Parlamenti në buxhetin e miratuar për SPAK për vitin 2021, ka përcaktuar fondin për prokurorët shtesë.

Të fundit