Flash News

E-TJERA

Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale

Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj

Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Për miratimin e komisionit të Reformës zgjedhore votuan pro 108 deputetë, kurse për atë Territoriale votuan 109 pro.

Një ditë më parë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa doli kundër listës së deputetëve të Komisionit Parlamentar demokrat të ngritur për Reformën Zgjedhore, të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruante se lista e propozuar nga PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtarë në Reformën Territoriale, duke lënë jashtë përfaqësues të Jugut.

Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është 9 anëtarë nga PS dhe 9 nga opozita.

Përbërja e komisionit:  

1. Damian Gjiknuri bashkëkryetar (PS)

2. Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar (PD)

3. Blerina Gjylameti anëtare (PS)

4. Klotilda Bushka anëtare (PS)

5. Toni Gogu anëtar (PS)

6. Ermonela Felaj anëtare (PS)

7. Arben Pëllumbi anëtar (PS)

8. Blendi Klosi anëtar (PS)

9. Klevis Xhoxhi anëtar (PS)

10. Etilda Gjonaj anëtare (PS)

11. Oerd Bylykbashi anëtar (PD)

12. Dashnor Sula anëtar (PD)

13. Grida Duma anëtare (PD)

14. Kreshnik Çollaku anëtar (PD)

15. Lindita Metaliaj anëtare (PD)

16. Fatmir Mediu anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)

17. Shpëtim Idrizi anëtar (Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim)

18. Petrit Vasili anëtar (Deputet i pavarur)

Edhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën AdministrativoTerritoriale përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga PS dhe 9 nga opozita.

Përbërja e komisionit:  

1. Anila Denaj bashkëkryetare (PS)

2. Dhurata Çupi bashkëkryetare (PD)

3. Baftjar Zeqo anëtar (PS)

4. Lavdërim Krashi anëtar (PS)

5. Fadil Nasufi anëtar (PS)

6. Laert Duraj anëtare (PS)

7. Eduard Nderca anëtar (PS)

8. Anduel Tahiraj anëtar (PS)

9. Ilir Pendavinji anëtar (PS)

10. Saimir Hasalla anëtar (PS)

11. Saimir Korreshi anëtar (PD)

12. Zef Hila anëtar (PD)

13. Xhelal Mziu anëtar (PD)

14. Andia Ulliri anëtare (PD)

15. Orjola Pampuri anëtare (PD)

16. Vangjel Dule anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)

17. Mesila Doda anëtare (Grupi Parlamentar për Demokraci dhe Integrim)

18. Erisa Xhixho anëtare (Deputete e pavarur)

 

Të fundit