Flash News

E-TJERA

Miratohet rregullorja/ A do të ulet çmimi i siguracionit të makinave

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar dje rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”. Rregullorja e hartuar në zbatim të pikës 6, neni 7 i Ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, parashikon se “komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti”.

Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesa që shoqëritë e sigurimit iu japin agjentëve të tyre, për çdo kontratë (police) sigurimi të shitur.

Sipas përcaktimeve të nenit 4 të rregullores së miratuar nga AMF, “Shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022.”

Vlera në fjalë parashikohet të ulet duke filluar nga 1 janari i viti 2023, duke zbritur në 18% të primit të shkruar bruto për çdo policë të sigurimit të detyrueshëm motorik. Në këtë mënyrë, kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit prek kontratat e sigurimit TPL, policat kufitare, si edhe Kartonin Jeshil.

Rregullorja e miratuar nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës brenda kësaj periudhe deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re “Për komisionet e ndërmjetësimit” duhet të rishikojnë marrëveshjet e tyre me ndërmjetësit në lidhje me komisionet që ata përfitojnë për shitjen e kontratave të sigurimit.

RREGULLORJA E MIRATUAR

Miratohet rregullorja/ A do të ulet çmimi i siguracionit të

Miratohet rregullorja/ A do të ulet çmimi i siguracionit të

Miratohet rregullorja/ A do të ulet çmimi i siguracionit të

Të fundit