Flash News

E-TJERA

“Mirëmëngjes nga Akt1vist”, eksperti i IT nxjerr foton dhe ironizon aplikacionin e PS

“Mirëmëngjes nga Akt1vist”, eksperti i IT nxjerr foton dhe

Aplikacioni “Akt1vist” i shpallur nga Partia Socialsite detyron nëpunësit e administratës, dhe jo vetëm, të bëjnë ‘like, share dhe comment’, postimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Si shpërblim, ata marrin pikë dhe kush merr më shumë pikë, qëndron në krye të listës.

Eksperti i IT, Gent Progni ka publikuar së fundmi në faqen e tij në Facebook, një foto nga “click farm”, që nënkupton një formë mashtrimi ku një grup i madh punëtorësh punësohen për të klikuar me pagesë.

Progni ka bërë një paralelizëm me aplikacionin “Akt1vist” i cili po ashtu synon që nëpunësit e administratës të klikojnë dhe shpërndajnë postimet e qeverisë kundrejt shpërblimeve.

Progni ka ngritur shpesh shqetësime për të dhënat që iu rrezikohen qytetarëve nga “Akt1vist”. Eksperti i cili mori në studim aplikacionin ka thënë se centralizimi i të dhënave tek AKSH-i është bërë për të kontrolluar votat.

Po ashtu, eksperti ka pohuar se kjo database e krijuar është përdorur edhe për të anuluar votën e diasporës, pasi në çdo llogaritje të bërë, Rama dilte i humbur.

 

Të fundit