Flash News

E-TJERA

Mitsotakis në homazhet për Janullatos: Përulemi me nderim, ishte shembull i ndritur i urtësisë

Mitsotakis në homazhet për Janullatos: Përulemi me nderim, ishte

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur gjatë ceremonisë së përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Mitsotakis e vlerësoi Janullatos si një urë miqësie mes dy popujve, grek dhe shqiptar. Kryeministri i Greqisë u shpreh se duhet t’i përulen me nderin Kryepeshkopit si një shembull i ndritur i urtësisë.

“’Guxojmë të shpresojmë.’ Këto tri fjalë, mendoj, përmbledhin jetën dhe veprën e hierarkut që po përcjellim sot. Sepse, pikërisht, guximi dhe shpresa ishin dy busullat që gjithmonë udhëhiqnin Anastasin në rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Një rrugëtim gjithnjë pranë njeriut dhe të drejtave të tij herë si një misionar i përulur në Afrikën e fëmijëve të uritur, herë si një mbështetës i heshtur i studentëve në Greqinë e diktaturës dhe, sigurisht, si një rigjallërues i madh dhe një nismëtar i palodhur i Orthodhoksisë në Shqipëri. Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë.

Sepse Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti”, tha kryeministri grek.

Të fundit