Flash News

E-TJERA

Mitsotakis "thyhen" akullin, falënderon Shqipërinë për ndihmat e dërguara për zjarret

Mitsotakis "thyhen" akullin, falënderon Shqipërinë

 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën që i dërgoi Greqisë për shuarjen e zjarreve.

Mitsotakis shkruan në platformën "X" se Shqipëria ka dërguar 48 zjarrfikës dhe 9 automjete.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan kryeministri grek.

Falënderimi nga Mitsotakis vjen pasi Greqia refuzoi fillimisht ndihmën. Raportet mes dy qeverive janë acaruar pas çështjes së Fredi Beleri.

Të fundit