Flash News

E-TJERA

Mitsotakis ultimatum Ramës: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri!

Mitsotakis ultimatum Ramës: Zgjidheni menjëherë

Çështja e Fredi Beleri është ngritur urgjentisht nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me homologun shqiptar, Edi Rama, gjatë takimit privat që patën sot, në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor, raportojnë mediat greke.

Në fund të fundit, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Së fundmi, një amendament i PPE shprehu “shqetësim të thellë për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit të tij, i cili cenon prezumimin e pafajësisë dhe e ndalon të marrë detyrat e tij si kryetar bashkie i zgjedhur”.

Madje në amendament theksohej se paraburgimi i tij “është absolutisht i lidhur me respektimin e të drejtave themelore, me çështjen pronësore të minoritetit etnik grek në Bashkinë Himarë dhe akuzat për shpronësime të paligjshme nga autoritetet shqiptare”, shkruajnë mediat greke.

Vlen të theksohet se kryebashkiaku Beleri ndodhet në burg prej më shumë se 50 ditësh, ku denoncoi qeverinë Rama për “regjim terrori” dhe tentativë për të fshehur provat që tregojnë sekuestrimin e pronave të minoritetit etnik grek.

Të fundit