Flash News

E-TJERA

Mjekët kundër Ramës: Jo çdo copë vlen për të prodhuar një maskë; Koni: Nuk di të qep, do përdor një shall

Mjekët kundër Ramës: Jo çdo copë vlen për

“Maska nuk ka nevojë të jetë maskë që të blihet në dyqan, prodhohet vetë. një beze tekstili, dy lidhëse dhe e prodhon. Maska prodhohet vete, është mbrojtëse tekstile. Nuk ka nevojë të harxhosh asgjë veçse një shami”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili iu përgjigj reagimeve kontestuese se blerja e maskës çdo ditë, tashmë që nga nesër do të jetë me detyrim ose gjobitesh, ka kosto më vete financiare, e për pasojë ka familje që nuk e përballojnë dot.

Mjekët duke se kanë parë me skepticizëm deklaratën e shefit të qeverisë, teksa e komentuan në emisionin ‘Open’.

Mjeku Artan Koni: Unë nuk di ta qep këtë lloj maske që thotë Rama, meqë qenka kaq e thjeshtë, po përdor një shall.

Mjeku Ilir Alimehmeti: Gjithkush mund ta bëjë vetë, por  ka një ndryshim të madh. Cfarë cope përdoret, përdorim i një cope me dy shtresa. Jo cdo copë vlen si maskë. Ka copa me veçori të ndryshme kimike dhe fizike. Kemi autoritete që duhet të na thonë se cilat copa duhen. Duhet këshillë më e saktë. Do të doja që të funksiononte çdolloj cope, por nuk është problem kaq i vogël.

Mjeku Skënder Brataj: Efektive janë ato të dyfishtat se duhet të ndalojmë spërklat dhe copa të jetë pambuk. Doku po ta vesh nuk merr dot frymën. Duhet me thurje dhe dopio shtresë.

 

Të fundit