Flash News

E-TJERA

Mjeku: 25% e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin, si pasojë e sistemit rrumpallë. Ministria, përgjegjëse për gjendjen katastrofike

Mjeku: 25% e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin, si

Mjeku Pajtim Lutaj ka reaguar ashpër ndaj zyrtarëve të qeverisë që kanë hartuar politikat për shëndetësinë dhe studimet në Mjekësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lutaj shkruan se 25% e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin, si pasojë e sistemit rrumpallë të krijuar nga injoranca, të paditur dhe të korruptuarit. 

Sipas doktorit, Qendra spitalore Universitare “Nënë Tereza” e vetmja në Shqipëri ka mbaruar prej vitesh të quhet Universitare, se nuk kryen më funksionin e saj. 

Ai shton më tej se "Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për gjendjen katastrofike, të pa shprese dhe të pa kthyeshme. Ministra të pa aftë që kanë krijuar një administratë vrasetare të dijes, që kanë zhdukur rolin e mjekut në shoqëri atë të profesionistit dhe profesorit në Universitet, duke e kthyer në një administrator të materialeve të tyre te skaduara e të pa vlefshme".

Reagimi i plotë:

SOS-QSUT
25 % e mjekeve te rinj refuzojne specializimin, pra nuk pranojne te vazhdojne ciklin e trete te Studimeve mjeksore. Shifni listen: te mbuluar, te zbuluar, te lire dhe te “burgosur”, te hequr dhe te terhequr nga sistemi rrimpalle i krijuar nga injoranca, te paditurit dhe te korruptuarit e ketij vendi qe kerkon me çdo kusht ti bashkohet Europes se dijes, kultures, zhvillimit dhe prosperitetit njerezor.
Lista eshte publikuar 3 dite para zgjedhjeve, as nje reagim, as veprim, asgje nuk habit ne kete vend. Tepsia politike me legenin mediatik kane mbetur ne fund te kazanit, te shurdher, memece dhe te verbuar vazhdojne avazin me fosilet e politikes se vjeter qe mbrojne me thonjë te kaluaren e tyre te errët dhe vepren e tyre me te keqe; administraten.
Pej vitesh kam shkruar se Formimi i Mjekeve te rinje qe do te sigurojne sherbimin mjeksor ne te ardhmen eshte shkaterruar. Qendra spitalore Universitare “Nene THERESA” e vetmja ne Shqiperi ka mbaruar prej vitesh te quhet Universitare, se nuk kryen më funksionin e saje; Formimin e personelit mjeksor te ardhëshme, mjekeve, infermiereve, mamive ....
Kjo eshte arsyeja qe ne kemi sistemin shendetesor me te papergatitur ne bote, me formim te cunguar ose te pa formuar fare te dala nga FM dhe UMT te cilat merren me cdo gje perveç formimit, mesimit apo pergatitjes profesionale te brezit te ri.
Ministria, Administrata e sistemit shendetesor ne vendin tim eshte pergjegjese per gjendjen katastrofike, te pa shprese dhe te pa kthyeshme. Ministra te pa afte qe kane krijuar nje administrate vrasetare te dijes, qe kane zhdukur rolin e mjekut ne shoqeri ate te profesionistit dhe profesorit ne Universitet, duke e kthyer ne nje administrator te materialeve te tyre te skaduara e te pa vlefshme (medikamente e letra pa vlere, diplloma) ...
o Zot, ku shkojmë... keta njerz te pafytyre, dallkauk e turkoshak, injorant e megallomane, jo vetem nuk dine cfar bejne e cfar shkruajne por as nuk degjojne, u duket vetja se dine çdo gje vetem e vetem se adhurojne partitizmin e ndyre dhe rrumpallen qe drejtone sot shendetesine tone.
Kujdes, veproni shpejt, me urgjence ... ndryshoni me nje here “sistemin” tuaj te deshtuar e te kalbur. Lexoni drejt deshiren e popullit, zbatoni verdiktin e tij.... shenja e pare u dha ne qytetin sy hapur, qendren e kultures, Shkodër, populli i ketij qyteti duke mos e votuar, refuzoje politikat e Ish-Ministrit me fame keq, qe ideojë, iniciojë dhe shkaterroje formimin profesional ne shendetesi dhe ekonomine e këtij sistemi.
UMT dhe FM nga qendra formimi dhe iluminimi, jane kthyer ne qendra obskurantizmi, nga qendra shprese per te ardhmen ne vatra injorance dhe korrupsioni me noten, me diplloma, grada dhe tituj.
QSUT nga qender rrezatimi i mjekeve te rinje ne qender sekseresh dhe mjekësh te pa formuar por per fat te keq, shume te kon-formuar me politiken e mbrapsht.
QSUT-ja lëngon, nuk reanimohet më nese nuk veprohet tani!
Ndryshoni urgjent!

Të fundit