Flash News

E-TJERA

Mjeku Edvin Prifti publikon përgjimet nga dosja e SPAK: Është tentuar eliminimi im dhe i fëmijëve të mi

Mjeku Edvin Prifti publikon përgjimet nga dosja e  SPAK: Është

Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë, ka publikuar në Facebook një pjesë të dosjes së tij hetimore të SPAK.

Ai tregon një tjetër komunikim me një qytetar, përgjime të cilat sipas tij i janë mbajtur sekret.

Prifti thotë se do të sjellë prova të tjera që tregojnë se si janë inskenuar dhënie parash apo se si është tentuar eliminimi i tij dhe i fëmijëve të tij të mitur.

Postimi:

Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2

Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!

Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike!  Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash(gje qe smunden pasi ne komunikime zyrtare Spak konfirmon qe eshte e pamundur te kryhet pasi Edvin Prifti nuk pranon njeri) apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?

Të fundit