Flash News

E-TJERA

Mjeku: Rritja e rasteve për shkak të ecurisë virusale, është ulur mosha e të infektuarve

Mjeku: Rritja e rasteve për shkak të ecurisë virusale,

Mjeku infeksionit Edmond Puca ka bërë një përmbledhje të situatës pandemike në vend. I ftuar në abcnews, Puca është shprehur se rritja e numrit të rasteve nga Covid-19, krahas sjelljes njerëzore, ka ardhur për shkak të ecurisë virusale.

“Numri ishte i reduktuar dhe e prisnim që nga fundi i janarit të kishte një rritje të tillë sepse viruset kanë një cikël të tillë. Edhe sjelljet njerëzore kanë pjesën e tyre, por dhe ecuria virusale është diçka e tillë pavarësisht se ky virus ka treguar të jetë pak tekanjoz si nga koha dhe temperatura ashtu dhe lagështia“, tha mjeku.

Sa i përket moshës së infektimeve, mjeku u shpreh se: “Në krahasim me çfarë kemi parë muajt më përpara kur kishim më shuma raste pas Vitit të Ri kemi patur mosha që variojnë nga 35-45 vjeç në krahasim me tre muaj më parë ku mosha ishte diku tek 65 e lart”.

Të fundit