Flash News

E-TJERA

Mjeku tregon se si do procedohet me testet e shpejta: Do të kryhen pranë Qendrave Shëndetësore

Mjeku tregon se si do procedohet me testet e shpejta: Do të kryhen
Në foto: Mjeku mikrobiolog, Shpëtim Qyra

Testet e shpejta në Shqipëri do të nisin aplikimin nga dita e hënë. Mjeku mikrobiolog Shpëtim Qyra shpjegon se kur duhet kryer ky test për të marrë rezultat të saktë.

“Supozohet që individi të jetë me viremi pra virusi të jetë në shtim. Çka do të thotë se këtu është shkalla më e lartë e sigurisë kur i kanë filluar shenjat klinike”, thotë mjeku për “Abc News”.

Sipas mikrobiologut qytetarët do ta kryejnë testin pranë qëndrave shëndetësore, ndërsa shton se përgjigjja del brenda 30 minutave

“Testi do të kryhet pranë qendrave shëndetësore në një ambient më vete dhe do të shkojnë pacientët që do të rekomandohen nga mjeku i familjes. Përgjigja brenda 30 minutave”, shpjegon mjeku.

Të fundit