Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga në Librazhd, 5 të plagosur, mes tyre tre të mitur

Mjeti del nga rruga në Librazhd, 5 të plagosur, mes tyre tre të

Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurakuq, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë anëtarë të një familje.

"Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një  38 vjeçar, një 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit