Flash News

E-TJERA

Monument kulture prej vitit 2007, shembet fasada e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

 

Monument kulture prej vitit 2007, shembet fasada e maternitetit
Foto ilustruese

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar shembjen e fasadës së maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.

Në një video të postuar në “Facbook” nga arkitektja Doriana Musai, e cila është shpërndarë edhe në faqen e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, bëhet me dije se ky objekt ishte monument kulture i kategorisë së 2-të dhe nuk duhej ndërhyrë. Ky vendim është marrë në mars të vitit 2007.

Në tabelën e projektit thuhet se autoriteti kontraktues është ministria e Shëndetësisë, ndërsa projektuesi Insitituti i Ndërtimit. Ndërtimi i kësaj godine ka filluar në fund të vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe  përfundoi në nëntor të vitit 1942.

Vendimi për rikonstruktuar këtë ndërtesë të rëndësishme historike ka sjellë reagimin e shoqërisë civile, e cila pretendon se kjo godinë do të prishet. Këto reagime janë publikuar në faqen në Facebook të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Monument kulture prej vitit 2007, shembet fasada e maternitetit

 

 

Të fundit