Flash News

E-TJERA

Morën ryshfet për operacionin e të plagosurit në Velipojë, arrestohet mjeku dhe anestezisti i spitalit të Traumës

Morën ryshfet për operacionin e të plagosurit në

Poilicia e Shkodrës në kuadër të operacionit "Bisturia", ka arrestuar një mjek kirurg, një mjek anestezist dhe babain e njërit prej të plagosurve të Velipojës që iu ka dhënë dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Në pranga janë vënë shtetasit Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Gjithashtu është ndaluar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatbardh Dyli, 40 vjeç, babai i Elmilind Dylit, të plagosurit në Velipojë, ku gjatë konfliktit mbetën të vrarë 4 persona.

Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmilind Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Të fundit